Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Kamëz, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Viktima, Nazmi Islamaj, dhe i plagosuri, Shefqet Islamaj, janë vëllezër.
Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, Ngushellim Manzi, është arrestuar nga Policia.
Paraprakisht, dyshohet se konflikti që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur për motive banale.
Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
