Paraditen e sotme, lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër u trondit nga një shpërthim me tritol në një makinë të parkuar. Shënjestër ka qenë Enea Buzukja, 38 vjeç, punonjës i Tatimeve në qytet.
Sipas policisë, tritoli ishte vendosur në automjetin e tij dhe shpërtheu sapo Buzukja ndezi makinën. Si pasojë, ai ka marrë plagë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Autoritetet bëjnë me dije se ai nuk ka precedent penal dhe nuk figuron si person me problematika.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, duke shqyrtuar çdo pistë të mundshme lidhur me motivet e atentatit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi Eenea Buzukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
