Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Divjakën ta mbyllim, a jo? Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive…

22:43 / October 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron haxhimali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reforma Territoriale ishte një nga temat e mbrëmjes së sotme, 30 tetor, në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku ishte i ftuar edhe Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali.

Përballë Arbjan Maznikut, i cili pritet të jetë bashkëkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar që do të ngrihet për Reformën Territoriale, Haxhimali tha se ai është për modelin e 36 rretheve, që ka qenë në fuqi më parë.

“Unë jam për modelin, cili është modeli më i qëndrueshëm në metamorfozën e pushtetit vendor. Kur i bëj test studentëve nga 100 vite, kush është emri që ka rezistuar më shumë në metamorfozën e pushtetit: qëndra, qarku, qyteti… Rrethi, që janë 36 rrethet. Nëse unë sot e kam në dorë, e kam dhe këtu në raport, kam sugjeruar që ndarja më e mirë, më e drejtë kanë qenë rrethet. 36 rrethe kanë qenë deri në vitin 2000. Për mua, 36 rrethet të krijuara në atë kohë krijojnë atë ngrohtësinë sociale, atë strukturën organizative se si është ndërtuar jeta atje, si janë organizuar funksionet dhe shërbimet administrative. Për mua 36 rrethe, 36 bashki krijojnë lidera më të fuqishëm.”, tha Haxhimali, duke shtuar përsëri se është për 36 bashki, në bazë të disa rretheve.

Ai më pas i drejtoi një pyetje Arbjan Maznikut: Këtu duhet të përgjigjet Mazniku: “Divjakën ta mbyllim, a mos ta mbyllim? T’ja çojmë Lushnjës, po a jo? T’i mbyllim këto me të verdha? Vaun e Dejës t’ja japim Shkodrës?”

Mazniku nga ana e tij tha se kjo ide “vlen për t’u diskutuar“, megjithatë kishte rezerva. Ai shtoi se mazhoranca synon që deri në muajin korrik të vitit 2026, çështja e Reformës Territoriale të jetë e zgjidhur.

bashkite Divjaka haxhimali reforma territoriale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.