Kryeministri Rama ka ndarë pamjet mbi ecurinë e projektit të rëndësishëm urbanistik në Durrës, që mban firmën e arkitektit italian Marco Casamonti.
Rama shprehet se vepra është një shëmbëlltyrë tërheqëse e Durrësit turistik 2030.
“MIRËMËNGJES dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti, e cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shembëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Projekti i Casamontit përfshihet në strategjinë e zhvillimit të Durrësit deri në vitin 2030, me qëllim që ta bëjë qytetin një destinacion bashkëkohor turistik dhe një qendër të pasur kulturore.
