Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pak para protestës së PD-së, shefi i NATO-s në Tiranë, Rama: Folëm për konfliktin politik dhe negociatat

15:33 / June 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama Stoltenberg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në orën 14:00 ka mbërritur në Tiranë ku do të zhvillojë një vizitë disa orëshe. Ai u prit në aeroport nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku zhvilluan një bisedë të shkurtër për situatën politike në vend.

Jens Stoltenberg do të pritet në një takim dypalësh nga kryeministri Edi Rama, e cila do të pasohet nga një konference për shtyp. Më pas sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë me Ilir Metën.

Në qendër të bisedës me kreun e shtetit dhe kryeministrin pritet që të jetë siguria në rajon dhe padyshim situata politike në vend, teksa në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare, ndërsa ka bojkotuar zgjedhjet lokale. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

“Pata kënaqësinë të mirëpres sekretarin e NATO-s dhe besoj se mund ta them pa ngurim, një mik të vendit tonë, i cili e ka vizituar edhe më parë Shqipërinë dhe ka qenë në vijmësi i interesuar për zhvillimet në vendin tonë dhe rajon dhe mbështetës i procesit të integrimit të rajonit. Vizita përkon edhe me vitin e 10-vjetorit tonë në NATO dhe po ashtu është një afirmim i vëmendjes dhe kujdesit ndaj Shqipërisë dhe ndaj rajonit. Kemi diskutuar për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s, kemi ndarë edhe përshtypjet që FA-të tona kudo që kanë kontrobuar kanë shfaqur cilësi të spikatura profesionale. Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesit të plotësimit të një kushti themelor të vendeve të NATO-s për kontributin buxhetor për mbrojtjen”, tha Rama.

“Dua ti përcjell edhe publikisht, familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin në Letoni të shprehjes së ngushëllimeve dhe mirënjohjes nga ana e sekretarit të përgjithshëm. Ishte një ngjarje e rëndë për FA-të dhe vendin tonë dhe një moment reflektimi lidhur me sakrificat e Forcave tona të Armatosura. Sekretari është i interesuar dhe kemi diskutuar edhe këtë moment të vecantë politik dhe shoqëruar që po kalon vendi ynë. Qoftë në aspektin e marrjes së rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave edhe për konfliktin politik, që nuk i shërben vendit dhe patjetër edhe procesit të mëtejshëm të vlerësimit të Shqipërisë në raport me rekomandimin pozitiv. I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës këtë fazë por mbase duke ardhur në një ditë me re është ndier si në shtëpinë e tij në Norvegji”, deklaroi me tej kreu i Qeverisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.