Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Opozita në protestë, Rama nis fushatën për Pjerin Ndreun: Do t’i japim hov të ri Lezhës

18:11 / June 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pjerin ndreu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë kur opozita joparlamentare do të jetë në protestën e 7 kombëtare të thirrur prej tyre, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama këtë pasdite në 18:00 çelën fushatën elektorale në Lezhë me kandidatin e këtij qarku, Pjerin Ndreu.

“Sot 18.00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit” njoftoi Rama.

Pjerin Ndreu foli për qytetarëve të Lezhës teksa u prezantia si kandidat i PS për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Ju falenderoj për gjithçka kemi bërë bashkë në këto dy vite. Lezha është qyteti më i bukur, por i mungon një gjë, i mungojnë njerëzit për ta nxjerrë nga atje ku ka rënë sot. Kurrë më parë Lezha nuk ka patur pushtet lokal më të dobët se sot, që keqpërdor fondet, kurrë nuk ka pasur kaq pak investime. Ndaj jemi këtu sot, të besëlidhemi për Lezhën. Fitorja jonë është e padikutueshme. Në 30 qershor do betohemi por jo për kishën e Laçit. Ai është një vend ku pastrohet shpirti. Në 30 qershor ne do transformojmë Lezhën. Do matemi me Fierin dhe Tiranën. Kryegjumashi bëri një vrimë në ujë dhe me 30 qershor do ta bëjmë bashkë me ata që mbajnë peng Lezhën. Lezha nuk ka nevojë jo vetëm për një kryetar bashkie por për mbështetjen e qeverisë që ju ia keni dhënë me investimet e bëra, me projektin e rrugës Milot-Balldrem. Unë do jem kryetar për të gjithë edhe për ata të PD dhe LSI. Unë isha polic kur njoha një mik me të cilin nisa këtë rrugë. Ai është Edi Rama. Dikur në një drekë kur ishte kryetar bashkie, i thashë do drejtosh vendin. Dhe ajo ndodhi”, tha Ndreu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026

Kumbaro: “Smart City” do të rrisë sigurinë në shkolla, teknologjia do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve

14:58 / July 16, 2026

Rama: Me Smart City nuk do të ketë më makina të djegura pas krimeve, inteligjenca artificiale do të parandalojë ngjarjet

14:54 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.