Në një kohë kur opozita joparlamentare do të jetë në protestën e 7 kombëtare të thirrur prej tyre, Partia Socialiste dhe kryeministri Rama këtë pasdite në 18:00 çelën fushatën elektorale në Lezhë me kandidatin e këtij qarku, Pjerin Ndreu.
“Sot 18.00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit” njoftoi Rama.
Pjerin Ndreu foli për qytetarëve të Lezhës teksa u prezantia si kandidat i PS për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
“Ju falenderoj për gjithçka kemi bërë bashkë në këto dy vite. Lezha është qyteti më i bukur, por i mungon një gjë, i mungojnë njerëzit për ta nxjerrë nga atje ku ka rënë sot. Kurrë më parë Lezha nuk ka patur pushtet lokal më të dobët se sot, që keqpërdor fondet, kurrë nuk ka pasur kaq pak investime. Ndaj jemi këtu sot, të besëlidhemi për Lezhën. Fitorja jonë është e padikutueshme. Në 30 qershor do betohemi por jo për kishën e Laçit. Ai është një vend ku pastrohet shpirti. Në 30 qershor ne do transformojmë Lezhën. Do matemi me Fierin dhe Tiranën. Kryegjumashi bëri një vrimë në ujë dhe me 30 qershor do ta bëjmë bashkë me ata që mbajnë peng Lezhën. Lezha nuk ka nevojë jo vetëm për një kryetar bashkie por për mbështetjen e qeverisë që ju ia keni dhënë me investimet e bëra, me projektin e rrugës Milot-Balldrem. Unë do jem kryetar për të gjithë edhe për ata të PD dhe LSI. Unë isha polic kur njoha një mik me të cilin nisa këtë rrugë. Ai është Edi Rama. Dikur në një drekë kur ishte kryetar bashkie, i thashë do drejtosh vendin. Dhe ajo ndodhi”, tha Ndreu.
