Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Premtimi për të sëmurët me kancer, Rama: 1 mld euro për Shëndetësinë. 15 mln euro ekstra për pacientët e Onkologjikut

12:00 / November 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 06 26 143509
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama thotë se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale për vitin 2026 do të jetë 1 miliardë euro. Për herë të parë në vitin 2026 do të hapet një linjë financimi për të gjithë të sëmurët me kancer, që përdorin barna të shtrenjta.

Rama premtoi gjithashtu për të gjitha gratë që kanë kaluar kancerin e gjirit se rikonstruksioni i plotë i gjirit do të mundësohet nga shteti. Po ashtu premtoi rritje të pagave për mjekët, infermierët, farmacistët, laborantët dhe teknikët gjatë vitit 2026. Shefi i Ekzekutivit shtoi se viti 2026 do të jetë viti i futjes së inteligjencës artificiale në shëndetësi.

“Po ndaj me ju projekt-buxhetin 2026, me 1 miliardë eurot e tij, për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. Afro 4 % e prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Po ndalem te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike, duke future 15 milionë euro ekstra vetëm për pacientët e Onkologjikut.

Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin, do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas. Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, e shpallur sëfundi si një nga 100 gratë më influente në mjekësinë botërore për çështjen e kancerit, do të udhëheqë projektin kombëtar për ngritjen e institutit kombëtar për tumoret për Shqipërinë 2030.

Ky institucion do i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të instituteve që luftojnë me kancerin. Ndërkohë 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si dhe 14 mijë e 200 teknikë dhe laborantë do të përfitojnë një rritje të re pagash. 2026 është edhe viti i hyrjes së inteligjencës artificiale në shërbimin tonë shëndetësor”, ka thënë mes të tjerash Rama.

kancer Onkologjiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.