Hoze Antonio Rejes humbje jetën pas një aksidenti tragjik ditën e djeshme, teksa po udhëtonte drejt Ulteras, qytezë ku futbollisti kishte lindur. 35-vjeçari la pas gruan Noelia Lopez dhe tre fëmijët e tij, dy vajza dhe një djalë.
Ndërkohë nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, djali i sulmuesit që u nda tragjikisht nga jeta, i preku të gjithë me dedikimin e tij për të atin.
“Ky është momenti i fundit që ne e kaluam së bashku, baba. Atë ditë (kur u bë fotoja), ju më dhatë një këshillë siç gjithmonë e ke bërë, por sot, ti nuk u ktheve më dhe për mua është një ditë e rëndë. Gjithmonë do të jem shumë krenar me ty baba.
Ne nuk e kemi kaluar tërë kohën tonë së bashku, por vetëm ti dhe unë e dimë se sa shumë e donim njëri-tjetrin. E di që ti do të kujdesesh për mua nga parajsa dhe unë kurrë nuk do të të harroj .Të dua, baba”, ka shkruar talenti Jose Antonio Reyes Lopez, i cili luan në akademinë e Leganes.
