Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yamal hd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtëpia e yllit të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka qenë objekt i një tentative grabitjeje në Esplugues de Llobregat, qytetin ku ai banon në Katalonjë.

Sipas të përditshmes “La Vanguardia”, hajdutët tentuan të hynin në banesë, por plani i tyre dështoi pasi rojet private të futbollistit konstatuan lëvizjet e dyshimta përmes kamerave të sigurisë, duke i detyruar autorët të largoheshin pa arritur të hynin në shtëpi.

Po në të njëjtën zonë, gjatë mëngjesit u raportuan edhe dy grabitje në banesa të tjera. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse autorët janë të njëjtët që tentuan të grabisnin shtëpinë e Yamal.

Pas incidentit, stafi i sigurisë së futbollistit bëri kallëzim në polici, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se objektivi i grabitësve ishte koleksioni i bizhuterive dhe orëve luksoze të 19-vjeçarit, por rrethanat e plota do të sqarohen nga hetimi.

Banesa e Lamine Yamal ka tërhequr vëmendjen edhe më herët, pasi në të kaluarën ka qenë rezidenca e ish-mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Piqué, dhe këngëtares Shakira.

grabisin Lamine Yamal shtepine tentuan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Chelsea përgatitet për lamtumirën e Enzo Fernandez, Blutë bëjnë gati paratë për zëvendësuesin e argjentinasit

18:54 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.