Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ORË PAS ORE/ Protesta marshim, Basha sposton turmën drejt Parlamentit: Lart dritat e shpresës!

20:35 / June 2, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tym te kryeministria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita ka thirrur sot protestën e shtatë kombëtare para kryeministrisë. Një ditë pasi maxhoranca nisi zyrtarisht fushatën elektorale, demokratët kërkojnë dorëheqjen e kreut të Qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme lokale.

ORE PAS ORE

20: 25

Zhvendosen protestuesit nga Kryeministria drejt Parlamentit pas thirrjes se bere nga kreu i PD, Lulzim Basha.

“Nuk mund të pranojmë dhe nuk do të pranojmë kurrë errësirën e tiranisë së krimit, nuk mund të pranojmë kurrë monizmin, procesin kriminal që po u ofrohet shqiptarëve në vend të zgjedhjeve të lira e të ndershme. E gjithë beteja jonë bëhet për zgjedhje të lira e të ndershme, e gjithë beteja jonë bëhet për vlera evropiane. Nuk mund të pranojmë Edi Ramën dhe bandën e tij ta mbajnë përherë të mbyllur derën e Evropës, sepse ajo është shpresa jonë, ato janë vlerat tona. Rrugën tonë të Evropës do ta hapim. Rama ik!
Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojrat e Edi Ramës po merr fund.
Kufoma politike që I dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti I krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht”, tha Basha.

20:06

Tensionohet situata tek Kryeministria, ndersa disa protestues tentojne te çajne kordonin e policise duke terhqur gardhin metalik.

Lulzim Basha u ka bërë thirrje atyre që të mos i prekin policët, ndërsa tha se i njeh ata dhe se veç disa servilëve, të tjerët këndojnë “Rama ik”.

19:35

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar protestës para kryeministrisë. Ai ka dalë nga zyra e tij, i shoqëruar nga të rinjtë për tiu drejtuar zyrës së kryeministrit Rama.

19:21

Me tullumbace të bardhë në duar, me mbishkrimin “Rama ik”, është kjo risia që sjell opozita këtë herë, pas balonave të ngritura drejt qiellit protestën e fundit.

Ndërkohë që pritet që protestës t’i bashkohet kryetari i PD, Lulzim Basha.

sahit dollapi

Një muaj pas përplasjes me policinë dhe dëmtimit në gju dhe shpatull, sot në krye të protestës është Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD.

19:00

Banorët e Unazës së Re të radhitur në rreshta e me jelekë portokalli, me në krye ish-deputetin e PD Klevis Balliu kanë nisur rrugën drejt Kryeministrisë.

Dhjetëra banorë me flamurin kombëtar në krye dhe një pankartë gjigande janë nisur më këmbë drejt Bulevardit nga Unaza e Re. Ata do t’iu bashkohen protestuesve të tjerë në bulevardin kryesor të Tiranës, para godinës së Kryeministrisë. Ata thërrasin “Rama ik” në kor, ndërsa në pankartë shkruhet ndër të tjera “Fitorja është afër”.

unaza astiri

18:45

Teksa prej orës 19:00 do të zhvillohet protesta e 7 kombëtare e opozitës, para ambienteve të kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, por edhe Parlamentit, janë të pranishme forca të shumta policie.

Gjithashtu vërehen edhe disa simpatizantë të PD, që kanë ardhur më herët për të ndihmuar në organizimin e protestës, nga fonia tek tullumbacët “Rama ik”.

18:30

Para nisjes së protestës së opozitës, bulevardi para Kryeministrisë është mbushur me tullumbace të bardhë me ku shkruhet “Ik”.

Me gjasa organizatorët e protestës së opozitës edhe këtij tubimi masiv do ti kushtojnë më shumë rëndësi dhënies se mesazheve me anë të simbolikave, sesa konfrontimit me forcat e rendit.

tollumbaca dhe garda

Sipas fotove të LSA-së, duket se protestuesit e opozitës kanë marrë masa kundra shiut, ku në foto një pjesë e tyre kanë veshur mushama.

Ndërkohë që si në tarracën e Kryeministrisë dhe në atë të godinës së Parlamentit janë pozicionuar efektivët e gardës, të cilët në çdo protestë kur ka pasur tentativa për të hapur derën e godinës së qeverisë kanë shpërndarë nga lart turmat me gaz lotsjellës.

Efektivët e gardës janë pozicionuar edhe në majat e larta, si tek kullat binjake edhe tek Hotel Rogner.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.