Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Drejtoresha e FMN: Shqipëria, mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Europë

10:19 / November 11, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3567
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva u shpreh sot se Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë.

Deklarata e drejtoreshës së FMN-së, erdhi gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Në këtë event, të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, si edhe akademikë, ekonomistë dhe ekspertë nga Shqipëria e shtete të huaja.

Georgieva theksoi se ky përvjetor i Bankës së Shqipërisë nuk përbën vetëm një rast për të festuar jetëgjatësinë e institucionit, por edhe një testament të reformimit të qëndrueshëm të institucionit dhe vizionit të tij.

“Nga  themelimi në vitin 1925, duke kaluar nëpër dekada nga transformimi, standardi i arit, planifikimi i centralizuar dhe objektivi bashkëkohor i shënjestrimit të inflacionit, Banka e Shqipërisë ka pasqyruar evoluimin e shtetit shqiptar. Vendi është përballur me ndryshime politike, goditje ekonomike dhe ndikime të zhvillime globale”, tha ajo.

“Duke pasur në krahë Bankën e Shqipërisë, gjithmonë të përkushtuar për të ruajtur stabilitetin dhe besueshmërinë e publikut. Sot, Shqipëria renditet mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Evropë. Testamenti i progresit të palëkundur dhe qëndrueshmërisë gjithnjë në rritje. Në këtë arritje, Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol kyç falë angazhimit ndaj politikave monetare të qëndrueshme, kuadrit rregullativ dhe transparencës institucionale”, vijoi drejtoresha e FMN-së.

Georgieva theksoi në videomesazhin e saj, se ky përkushtim ka shërbyer për mirë në kohë turbulencash duke forcuar stabilitetin financiar dhe besimin e publikut.

“Reagimi ndaj krizës botërore financiare të rritjes së kredive me probleme apo ndërmarrja e operacioneve të shpejta dhe të shënjestruara gjatë pandemisë. Banka ka hedhur një themel të fortë për rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e vendit. Rrugëtimi i Shqipërisë na ofron një mësim kyç se pavarësia ekonomike e bankave qendrore është shumë më tepër se një teknikalitet, ajo është gur themeli i qëndrueshmërisë kombëtare. Bankat qendrore të pavarura janë të përqendruara më mirë për të ruajtur stabilitetin financiar, mbrojtur integritetin financiar dhe për t’ju përgjigjur krizave”, tha Georgieva.

“Përvoja e Shqipërisë e ilustron qartë këtë realitet. Pavarësia nuk mund të merret si e mirëqenë. Ajo duhet mbrojtur dhe kultivuar. Kjo kërkon mandat të qartë dhe kuadër ligjor të qartë, transparencë, llogaridhënie dhe komunikim me publikun”, pohoi ajo.

Në fund të videomesazhit, shefja e FMN-së u shpreh se me vështrimin nga e ardhmja, Shqipëria përballet me sfida si fragmentimi gjeopolitik në rritje, transformimi digjital, roli i inteligjencës artificiale dhe zhvendosja demografike.

“Shqipëria është e vendosur që t’i bashkohet BE-së dhe vendi ka bërë përparime të qëndrueshme drejt këtij objektivi. Banka e Shqipërisë ka një rol thelbësor të përkushtuar dhe me vizion të qartë në këtë rrugë sfiduese, për të mbështetur vendin në shfrytëzimin e mundësive që ofron anëtarësimi në BE. FMN do të vijojë të jetë partnere e palëkundur në këtë udhëtim duke mbështetur Shqipërinë lidhur me politikat, kërkimin dhe zhvillimin e kapaciteteve”, tha Georgieva.

Drejtoresha e fmn ekonomike Evropë rritjen Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.