Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nëse do të ndihesh më e bukur dhe në formë,gjithçka nis nga buzëkuqi

21:31 / June 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
buzekuqe 1497655167 7199646
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është përdorur që në kohët e lashta (mbase që në kohën e Sumerëve, 3000 vjet p.e.s), buzëkuqi është konsideruar gjithmonë si një armë potente e joshjes.

Gjithsesi, ky aset i çmuar do të thotë shumë edhe për shëndetin tonë fizik dhe psikologjik.

Le të zbulojmë së bashku se çfarë fshihet pas përdorimit të këtij makiazhi aq të dashur për buzët që mund të na bëjë të ndihemi të bukura, të dëshirueshme, e madje ndonjëherë edhe fitimtare.

Humori në maksimum: të qëndrojmë para pasqyrës dhe të lyejmë buzët me buzëkuq, është një gjest me domethënie të rëndësishme. Ta shohim veten me vëmendje, të kujdesemi për paraqitjen e jashtme dhe t’i kushtojmë rëndësi të veçantë buzëve, ka një vlerë të madhe.

Kur dita nuk shkon mbarë, apo jemi malinkonikë brenda vetes dhe vetvlerësimi është i ulët, mjafton pak buzëkuq!

Mos është meritë e kromoterapisë (terapisë së ngjyrave)? Mbase, por pak feminilitet dhe joshje janë me siguri mjekimi më i mirë për të rigjetur paqen e brendshme.

Secila ngjyrë ka vlerën e vet: jo të gjitha përdorim buzëkuqin për të njëjtin motiv. Jo të gjitha preferojmë të njëjtën ngjyrë, e megjithatë, jo gjithmonë na pëlqen i njëjti tonalitet.

Nëse ‘gërmojmë’ në sirtarët e tualetit, apo nëpër çantat e vjetra, do zbulojmë se kemi shumë më tepër se ç’na duhen, madje edhe nëse jemi tipa që nuk makiazhohemi kurrë.

Kjo, pasi është e rëndësishme që çdo ditë ta duam dhe ta pëlqejmë veten, sepse kjo reflekton edhe tek marrëdhëniet që kemi me të tjerët. Buzëkuqi është si një veshje: duhet të ndihemi rehat me të.

Secila të vetin: buzëkuqi tregon shumë për ne. Si jemi në të vërtetë dhe si jemi në raport me të tjerët. Në moshë të re, buzëkuqi është i lidhur me daljet e shpeshta ose të fundjavës. Me kalimin e moshës, buzëkuqi bëhet gjithnjë e më shumë një partner pa të cilin nuk mund t’ia dalësh. Është e vërtetë se buzët, ashtu si epiderma jonë, sa më shumë ‘rritemi’, aq më shumë kanë tendencë të thahen, ndaj kemi shumë nevojë të kujdesemi për to.

Ndaj, thojini ‘po’ gjalpit të kakaos dhe kremrave para make-ip-it dhe buzëkuqëve hidratues.

Bëj provat: ka kohë që grimierët e thonë: “E kuqja perfekte gjendet duke e provuar në buzë dhe jo në dorë. Jo vetëm sepse ngjyra e mukozës ndikon në rezultatin final, por edhe sepse ngjyra e buzëve nuk është njësoj me atë të duarve.

Sigurisht, duhen marrë disa masa për të siguruar higjenën e duhur. Mos provoni buzëkuqët provë menjëherë në buzët tuaja. Fillimisht pastroni buzëkuqin-provë me një shami letre, më pas me gishtin tuaj dhe në fund aplikojeni në buzë.

Përveç nuancës ideale, për shëndetin e lëkurës sonë, duhet të kujtohemi për kremozitetin e buzëkuqit dhe cilësinë e përbërësve.

Shëndeti mbi të gjitha: qoftë një buzëkuq mat, apo gloss, e rëndësishme është të ruani një paraqitje vitale.

Buzët e thara dhe të çara janë aspak ftuese. Përfundimisht, buzëkuqi duhet të jetë një mik i çmuar që kujdeset për ne dhe bukurinë tonë.

buzekuqi forme
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.