Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

OBSH ngre alarmin: Tuberkulozi, sëmundja infektive që shkaktoi 1.2 milion humbje jete vetëm në vitin 2024

20:59 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
007 Capture 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga një sëmundje infektive në botë, me rreth 1.23 milion njerëz që vdiqën prej tij vetëm vitin e kaluar, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke nënvizuar se sa i brishtë ka qenë progresi në trajtimin e sëmundjes.

Vdekjet nga tuberkulozi ranë me 3% krahasuar me vitin 2023 dhe numri i rasteve ra gjithashtu me rreth 2% në nivel global, sipas raportit vjetor të OBSH-së.

Rreth 10.7 milion njerëz u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024: 5.8 milion burra, 3.7 milion gra dhe 1.2 milion fëmijë.

Tuberkulozi është një sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme. Shkaktohet nga një bakter që zakonisht prek mushkëritë.

Përhapet nëpërmjet ajrit, më së shpeshti kur një pacient kollitet ose teshtin.

“Për herë të parë që nga pandemia Covid-19, e cila ndërpreu shërbimet shëndetësore, rastet dhe vdekjet kanë rënë”, tha Tereza Kasaeva, drejtuese e departamentit të HIV-it, tuberkulozit, hepatitit dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

“Shkurtimet buxhetore dhe epidemia kërcënuan të zhduknin progresin e arritur me mund, por falë angazhimit politik, investimeve dhe solidaritetit ndërkombëtar, ne mund ta ndryshojmë rrjedhën dhe ta eliminojmë këtë plagë një herë e përgjithmonë”, theksoi ajo.

Financimi për luftën kundër tuberkulozit ka qenë në stanjacion që nga viti 2020. Vitin e kaluar, 5.9 miliardë dollarë ishin në dispozicion për parandalim, diagnostikim dhe trajtim.

Kjo shumë është një pjesë e vogël e asaj që nevojitet (22 miliardë dollarë) për të përmbushur nevojat deri në vitin 2027.

Në vitin 2024, dy të tretat e rasteve ishin të kufizuara në tetë vende: India (25%), Indonezia (10%), Filipinet (6.8%), Kina (6.5%), Pakistani (6.3%), Nigeria (4.8%), Republika Demokratike e Kongos (3.9%) dhe Bangladeshi (3.6%). Pesë faktorët kryesorë të rrezikut janë kequshqyerja, infeksioni HIV, diabeti, pirja e duhanit dhe problemet shëndetësore për shkak të konsumit të alkoolit.

OBSH vlerëson se qasja e shpejtë në trajtime ka shpëtuar 83 milionë jetë që nga viti 2000.

alarmin infektive ngre obsh semundja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.