Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shefja e misionit të FMN: Të hiqet taksa zero për bizneset e vogla dhe të modernizohet sistemi i TVSH-së

13:08 / November 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3764
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke Weber tha sot, 14 nëntor, se rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë që të vetëpunësuarit në vend të tatohen mbi bazën e të ardhurave personale, të hiqet taksa zero për bizneset e vogla dhe të modernizohet sistemi i TVSH-së. Kjo e fundit, sipas saj, duke reduktuar trajtimin preferencial dhe duke qenë në harmonizim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Ndërsa, ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se “paketa fiskale e vitit 2026 nuk parashikon rritjen të taksave apo rritje të normës tatimore”.

Lexo edhe :

[custom-related-posts]

“Do të rishikohen normat tatimore për 2 vjet, që janë të reduktuara ose janë të përjashtuara, që duhen të përafrohen me kërkesat e BE-së”, tha Malaj në Konferencën për Mbylljen e Misionit të FMN-së.

Po reforma e pensioneve, pse u vendos për një dhënie bonusi mujor dhe jo rritje direkte?

“Në lidhje me pensionet, siç kemi deklaruar vjet, Shqipëria po ristrukturon të gjithë skemën që të bëhet më e qëndrueshme për të garantuar pensione më të larta. Nga ana tjetër, kemi menduar të vijohet me skemën e bonuseve, një e ardhur shtesë mbi pensionet. Është vlerësuar që e ardhura shtesë të jetë në linjë me kontributin e këtyre pensionistëve”, u përgjigj ministri.

Më herët, Weber deklaroi se “Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë”

bizneset hiqet Shefja e misionit të FMN taksa zero
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.