Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Thirrjet e refuzuara? Berisha kundër SPAK: Mashtrim ordiner, farsë politike e orkestruar

14:19 / November 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së SPAK, sipas së cilës disa urdhër-thirrje të dërguara ndaj tij janë refuzuar në banesë, në selinë e PD-së dhe në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, Berisha i quajti pretendimet e Prokurorisë së Posaçme “mashtrime ordinerë” dhe “lojë të turpshme politike”.

Nga ana tjetër, ai mohoi kategorikisht se i është dorëzuar ndonjë njoftim sipas ligjit, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si SPAK pretendon se ka kryer njoftimin. Ai deklaroi se as banesa, as selia e PD-së dhe as strukturat e tij nuk kanë marrë një urdhër-thirrje të tillë, ndërsa thotë se “nëse e ka marrë Taulanti me pesë mbiemra, kjo vetëm sa provon lojën e turpshme të Altin Troplinit””.

“Unë respektoj ligjin. Nuk merrem me trillime, manipulime apo propagandë banale. Institucionet nuk funksionojnë me mediat, por me njoftim zyrtar, ashtu siç e përcakton ligji,” u shpreh ai, duke kërkuar që SPAK të bëjë publik emrin e personit që pretendon se ka refuzuar marrjen e zarfeve.

Berisha i cilësoi veprimet e Prokurorisë së Posaçme “shkelje të detyrimeve institucionale” dhe akuzoi SPAK-un dhe drejtuesit e tij se po zhvillojnë “lojëra politike të pafytyra”.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut të publikojë provat lidhur me dorëzimin e njoftimeve, për të provuar nëse, sipas tij, “kjo është një procedurë ligjore apo një farsë politike e orkestruar”.

Berisha spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dua një drejtësi që nuk duket majtas as djathtas/Rama për BBC: Protestat shenjë e demokracisë, reforma në drejtësi kontribut historik i PS-së

11:52 / July 4, 2026

Policia e Shtetit nderon Dëshmorin Enea Mekolli, familjes i dorëzohet medalja e mirënjohjes dhe ndihma financiare

11:23 / July 4, 2026

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari që qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe radio të ngjashme me Policinë

11:14 / July 4, 2026

Po për pasojat e “revolucionit” antishtet në drejtësi, kush do negociojë?

10:49 / July 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.