Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

21:39 / November 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vengu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbledhur këtë të hënë, më 17 nëntor, Komitetin e Emergjencave Civile pas situatës së krijuar nga moti i keq në Shkodër. Vengu njoftoi në rrjetet sociale se janë ndërmarrë masa duke aktivizuar Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut si qendër ndërhyrjeje të shpejtë në ndihmë të çdo bashkie të qarkut.

“Në Shkodër, pas inspektimeve në infrastrukturën parandaluese, mblodhëm Komitetin e Emergjencave Civile. Bashkërendim mes Bashkive, Policisë së Shtetit, Drejtorive rajonale të infrastrukturave kritike dhe Forcave të Armatosura, tashmë me një kapacitet të shtuar në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut, i cili shërben si një qendër ndërhyrjeje të shpejtë dhe të vendosur, në ndihmë të çdo bashkie të qarkut.”, shkruan Vengu.

Situata më alarmante ka ndodhur më herët gjatë ditës në aksin rrugor Breg Lumi-Theth, ku si pasojë e motit të keq ka pësuar shembje një masiv inertesh, duke bllokuar pesë mjete dhe nëntë persona.

Ekipet e Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile kanë konfirmuar se të bllokuarit në Nderlysaj (Theth) janë evakuuar dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre. Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se po punon për lirimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në transport, si dhe për asistencë ndaj qytetarëve të prekur.

Po ashtu, zv.kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi më herët një takim koordinues me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për masat e nevojshme ndaj motit të keq në ditët në vijim. Ajo vuri në dukje pikat e dobëta në Shkodër, Fier dhe Vlorë, duke theksuar se basenet dhe kaskadat janë nën monitorim, megjithëse pritet rritje e temperaturave. Në këtë takim morën pjesë edhe ministrat Albana Koçiu, Pirro Vengu, Andis Salla dhe Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Emergjencat civile komiteti Moti Shkoder Vengu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.