Kreu i PD-së Lulzim Basha ka postuar foto nga protesta në rrjetet sociale ku shprehet se nuk do të ketë hap pas deri në largimin e Edi Ramës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore.
“Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.
Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas!”, shkruan Basha.
