Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

The Guardian: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës

10:12 / November 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 0169621b7162fd05331aa843cac2a589 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama kundër sekretares së Brendshme britanike, Shabana Mahmood ka shkaktuar reagime në Londër. Fillimisht ishte ministrja britanike që në prezantimin e planit për emigracionin në parlament mori si shembull 700 familje shqiptare që u është refuzuar azili dhe vazhdojnë të qëndrojnë në vend duke u mbajtur me paratë e taksapaguesve.

“Ne duhet të largojmë ata që kanë dështuar në kërkesat për azil, pavarësisht se kush janë ata. Sot, ne nuk po largojmë grupe familjare, edhe kur e dimë se vendi i tyre i origjinës është plotësisht i sigurt. 

Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit që kanë dështuar në kërkesat e tyre për azil – pavarësisht një marrëveshjeje ekzistuese kthimi dhe Shqipërisë që është nënshkruese e konventës evropiane për të drejtat e njeriut” – tha Mahmood.

Rama e quajti të papranueshëm këtë veçim të shqiptarëve, të cilët sipas tij, në Britaninë e Madhe janë në shifra të papërfillshme dhe se kjo është një retorikë që i shkon për shtat të djathtës ekstreme dhe jo laburistëve.

“The Guardian” shkruan duke cituar një burim nga qeveria shqiptare se ka pasur një tension në rritje midis qeverive të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht bashkëpunimit të suksesshëm mbi politikat e imigracionit.

Sipas të përditshmes britanike “sulmi i Ramës ka shkaktuar gjithashtu shqetësim në Whitehall (qeverinë britanike), sepse Ballkani Perëndimor shihet si një rrugë kryesore tranziti për azilkërkuesit që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Pas deklaratave të Ramës ka reaguar një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike që tha:

“Ne e mirëpresim partneritetin me Shqipërinë për riatdhesimet. Megjithatë, sot mijëra familje që nuk kanë marrë azil, janë të bllokuara të akomoduara dhe të mbështetura me shpenzimet e taksapaguesve, pavarësisht se vendi i tyre i origjinës është plotësisht i sigurt. Qeveria nuk kërkon falje që ka filluar të largojë familjet në shtëpi” – tha ai.

Ndërsa “The Telegraph” shkruan se Rama ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh kthimi me Mbretërinë e Bashkuar për të riatdhesuar jo vetëm emigrantët e paligjshëm, por edhe të dënuarit.

Shqiptarët përbëjnë rreth 1 200, ose 13% të të dënuarve të huaj në burgjet në Angli dhe Uells.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka arritur një marrëveshje transferimi të të burgosurve për të kthyer disa nga shkelësit më të dhunshëm dhe të rrezikshëm shqiptarë për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit të tyre në Shqipëri, duke i kursyer potencialisht qeverisë miliona paund.

Që nga një marrëveshje dëbimi e vitit 2022 e nënshkruar nga Priti Patel, atëherë sekretare e brendshme, numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin ka rënë nga 12 301 në vitin 2022 në 616 vitin e kaluar.

Oficerë të sigurisë kufitare të Mbretërisë së Bashkuar u dërguan në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë gjatë verës për të ndërtuar lidhje dhe për të mbledhur informacione mbi bandat e kontrabandës.

Londrës qeverive the guardian Tiranës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.