Një shqiptar është arrestuar teksa ishte përfshirë në trafikun e kokainës në Itali.
Aksioni është kryer nga oficerët e policisë së Teramos, ndërsa u sekuestrua edhe 1 kg kokainë mes të tjerash, brenda ambienteve të një apartamenti në lagjen Gammarana, të cilën i dyshuari e kishte kthyer në laborator.
Oficerët e patrullës kishin ndërhyrë pas një vjedhjeje rutinë, e që lidhej me një dëbim me rezistencë, për shkak të rezistencës agresive të burrit. Ai kishte refuzuar hyrjen për kontroll edhe në ditët e mëparshme.
Gjatë procesit të identifikimit, u konstatua se shqiptari nuk kishte leje qëndrimi, gjë që kërkoi verifikime të mëtejshme në selinë e policisë. Me t’u kthyer më pas në apartament, oficerët zbuluan drogën: mbi një kilogram kokainë, të fshehur brenda apartamentit, informon media italiane.
Zbulimi çoi në arrestimin e menjëhershëm shqiptarit, duke konfirmuar aktivitetin kriminal. Teksa refuzonte dëbimin nga Italia, tani atij i duhet të përballojë një proces tjetër gjyqësor për trafik droge dhe rrezikon burgosjen e gjatë.
