Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Apeli uli dënimin për Hoxhajn, familja e viktimës: Beteja jonë nis tani

19:32 / November 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1763663117xkr vrasja e stivit frame 542 126
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi. Ky vendim shkaktoi tensione në gjyq dhe nuk u pranua nga familjarët e të ndjerit Stiven Toshkëzi.

Nëna e të ndjerit tregon se çfarë ndodhi në sallën e gjyqit. Po ashtu familja e 20-vjeçarit hedh akuza ndaj sistemit të drejtësisë se kanë manipuluar të vërtetën dhe se po fshehin edhe dy autorët e tjerë Arbër Muratajn, djalin e Admir Muratajt dhe Ensi Mazen.

Nëna e të ndjerit akuzon edhe prokurorin Albert Demirneli se ka manipuluar ngjarjen. Fakt që vërtetohet edhe në dosjen hetimore ku në konkluzionet përfundimtare prokurori thotë që nxjerrja e mjetit prerës është bërë nga viktima dhe ky i fundit ka sulmuar i pari Akselin. Aksel Hoxhaj ka pohuar vetë në gjyq që thika ishte e tij dhe e mbante sepse hapte kutitë e kremit te dyqani i babait. Po ashtu sipas ekspertit të videos Akseli ka sulmuar i pari.

Familja e Stiven Toshkëzit akuzon babain e Ensi Mazes për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë për të amnistuar autorët e vrasjes. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Prill 2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur konflikt me Stiven Toshkëzin pasi ky i fundit ishte konfliktuar fizikisht me mikun e tyre Arbër Murataj.

Apeli Axel Hoxhaj familja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.