Një person ka humbur jetën paraditen e sotme në Gjormë të Kurbinit si pasojë e një aksidenti.
Të dhënat e para bëjnë të ditur se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të lagështirës dhe shpejtësisë. Viktima nuk është identifikuar ende ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe forcat e policisë.