Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fjala e plotë / Qëndrimi i Kryeministrit Rama për vendimin e SPAK

16:47 / November 21, 20256 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Së pari, pavarësia e gjyqësorit nuk është as një slogan, nuk është as një manovër politike dhe as një eksperiment i përkohshëm, por është një shkëputje historike nga e kaluara. Dhe, e realizuar vetëm ne vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, “varrosja” e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë, por ama ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushteti krejt të ri, fëmijëror për nga mosha, si dhe reflekse të vjetra antidemokratike.

Së dyti, dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjeshtë për ne këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht, mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte. Janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë edhe një fjalë e mençur që mua më pëlqen shumë; “kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë”.

Dhe këtu vij tek e treta, pezullimi nga detyra e një ministri në këtë rast edhe zëvendëskryeministër, pra drejtpërdrejtë përgjegjës për drejtimin e qeverisë në mungesë të kryeministrit, është një tjetër shfaqje e pikërisht atyre dobësive që përmenda më lart, e një pushteti krejt të ri dhe e reflekseve antidemokratike, që po përmenda po ashtu më lart. Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu, edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit evropian të vendeve të ish-lindjes komuniste, ku s’ka ndodhur kurrë që, një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, por dhe ky është një “por” shumë i madh, nëse një prokuror special dhe nëse një gjykatës special i shkallës së parë të Speciales këtu në Shqipëri, kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenim i drejtpërdrejtë i pavarësisë dhe funksionimit të një pushteti tjetër të pavarur siç është ekzekutivi, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit, prej nga buron mandati i qeverisë dhe i çdo ministri, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, si parakusht edhe në ketë rast ekstrem.

E thënë drejtpërdrejtë, ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitrariteti dhe as do të angazhohemi, largqoftë, në një betejë politike retorike me drejtësinë, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik. Do ta ruajmë dhe do ta mbështesim pavarësinë e gjyqësorit, do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres dhe ndërkohë, do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm tek drejtësia në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne. Ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund, kur unë të kem privilegjin që të udhëheq Shqipërinë për ta bërë anëtare të BE. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë, është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante, sa kjo situatë për të cilën, po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese.

Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon. Kaq!

Nuk ka një qëndrim uniform në Bashkimin Europian, por ajo që është më e rëndësishme sesa kjo, është që nuk bën vaki në Bashkimin Europian, që njerëzit të pezullohen nga funksionet, është unike në historinë e Europës kjo, duke qenë të zgjedhur, nuk bën vaki në Bashkimin Europian që kryetarët e bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg, pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë, nuk bën vaki në Bashkimin Europian që siç e thotë jo qeveria e Shqipërisë, po “komisioni i torturës i Strasburgut” – një vend të ketë më shumë të paraburgosur, sesa njerëz të gjykuar dhe të burgosur me gjyq.

Kështu që, në këtë pikë, unë besoj që të gjithë duhet të bëjmë punën dhe të luajmë rolin tonë. Ne kemi tonin, roli ynë është që të jemi garant të kësaj pavarësie të drejtësisë që Shqipëria po e njeh për herë të parë në historinë e vet, ta mbrojmë këtë pavarësi të gjyqësorit edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që e përsëris nuk ka të ngjashme në Europë dhe të respektojmë kufirin tonë, pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Por, nga ana tjetër, të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre. Nuk mund të hyhet në territorin e një pushteti tjetër të pavarur, dhe kjo vlen edhe për Pushtetin Ekzekutiv, kjo vlen edhe për Pushtetin Legjislativ, ashtu sikundër miqësisht ju them që kultura e gjyqeve popullore dhe e organizimeve nëpër salla, që dikur ishin salla teatrosh dhe vatrash kulture, sot janë sallone mediatike për të dhënë dënime bazuar mbi sekrete hetimore të nxjerra nga vetë prokurorët, është një kulturë që duhet ta luftojmë të gjithë, sepse nuk i bën mirë askujt dhe nuk i bën mirë kësaj shoqërie, por, natyrisht, nuk është puna ime ajo, puna ime është kjo që po ju them: – Ne jemi garantët e pavarësisë së gjyqësorit, do vazhdojmë të jemi garantët e pavarësisë me çdo çmim, edhe kur çmimi është i atillë që të vjen të mos ndalesh, duke thënë se çfarë të shkon nëpër mend, por këtë rrugë kemi zgjedhur dhe vetëm kështu ne mund të arrijmë objektivin që të bëhemi vend anëtar i Bashkëpunimit Europian dhe duhet ta besojmë këtë gjë. Është një pushtet i ri fëmijëror, i ndërtuar mbi një të kaluar, që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur, s’ka traditë, s’ka kulturë historike të një drejtësie të pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë një pjesë shumë e rëndësishme që duhen rritur dhe forcuar, duhet kohë, duhet durim dhe duhet vendosmëri. Ne këtë vendosmëri e kemi dhe për sa kohë do ta kemi, do të jetë kështu dhe kur them për sa kohë do ta kemi, flas për veten time, që sa të jem unë në këtë detyrë, nuk do shikoni luftëra me drejtësinë apo akuza për të kundërshtuar akuzat që bën drejtësia.  Ato duhet t’i shohë një gjykata, por ama nga ana tjetër ka një kufi, ai është kufiri që e përqafon Kushtetuta midis pushteteve të pavarura dhe, nëse ne lejojmë të shkelet edhe ai kufi, atëherë ne kemi humbur diçka që është themelore, jo për mua, as për këtë qeveri, as për një ministër të kësaj qeverie, po për rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë.

balluku Rama spak tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.