Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ishte nisur nga Shqipëria, kapet në Prizren autobusi me 120 kg kanabis, në pranga shoferi…

10:39 / November 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë goditur një tjetër tentativë për trafik narkotikësh në hyrje të Kosovës. Në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, doganierët kanë ndaluar një autobus që ishte nisur nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer.

Pas dyshimeve të para, mjeti është shoqëruar drejt objektit të Doganës në Prishtinë për një kontroll të imtësishëm, ku u gjetën 120 kg kanabis. Në proces janë përdorur skaneri si dhe njësia K9 e Policisë së Kosovës. Gjatë kontrollit, në pjesë të fshehura të autobusit, zyrtarët zbuluan rreth 120 kg kanabis, të ndarë në pako të shumta dhe të përgatitura për transport. Droga u gjet poshtë sediljeve të autobusit në një hapësirë të krijuar për fshehjen e saj.

Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë dhe i gjithë materiali i sekuestruar i është dorëzuar Njësisë Antidrogë për procedime të mëtejshme penale. Sipas shefit të Njësisë Antikontrabandë, Bekim Shala, dyshimet fillestare lindën gjatë një kontrolli rutinë në magjistralen Vërmicë–Prishtinë, në afërsi të Prizrenit.

“Ne, si Njësi Antikontrabandë, gjatë kontrollit të rregullt në magjistralen Vërmicë–Prishtinë, në afërsi të Prizrenit, kemi ndalur këtë autobus. Gjatë kontrollit rutinë kemi dyshuar, pasi autobusi nuk kishte udhëtarë dhe gjithashtu kemi dyshuar edhe te shasija e automjetit që mund të ishte e falsifikuar,” deklaroi Shala.

Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrjetin e mundshëm të transportit dhe destinacionin final të lëndës narkotike. Ky operacion vjen vetëm pak javë pas një tjetër rasti të ngjashëm, ku dogana dhe policia sekuestruan një sasi të madhe droge në një aksion të koordinuar me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, duke ngritur shqetësimet për një rritje të tentativave për trafikim përgjatë kësaj rruge.

120 kg kanabis kapet pranga Prizren Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.