Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Moti i keq, Filo: Dëme minimale falë menaxhimit të mirë

19:45 / November 22, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo thotë se gjatë javës së fundit qyteti u përball me një situatë të jashtëzakonshme atmosferike, ku në vetëm katër ditë ranë rreth 370 mm shi.

Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet ishin: e martë 38 mm, e mërkurë 159 mm, e enjte 85.6 mm dhe e premte 85.8 mm, që përbën rreth 50% të reshjeve vjetore mesatare në rajonin e Korçës. Filo theksoi se dëmet në territor kanë qenë minimale, një arritje e mundur falë punës periodike për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të kanaleve kulluese, si dhe reagimit të shpejtë në ditët kritike.

“Kjo situatë do të kishte shkaktuar dëme të jashtëzakonshme pa përgatitjen dhe punën e bërë paraprakisht. Falënderoj të gjitha ekipet e bashkisë dhe qytetarët për bashkëpunimin, përgjegjshmërinë dhe angazhimin e treguar gjatë këtyre ditëve”, u shpreh Filo. Ky menaxhim i mirë i situatës tregon rëndësinë e parapërgatitjes dhe koordinimit ndërinstitucional në përballimin e situatave emergjente natyrore.

Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Edi Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi reformën territoriale

10:30 / September 16, 2026

“Paketa e Maleve” në Kushtetuese, ankesa kalon për shqyrtim në seancë plenare

10:15 / September 16, 2026

Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

08:56 / September 16, 2026

Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Ndreca: Po cënohet mandati i të zgjedhurit

22:55 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.