Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dy gazetarë ”non-grata” në Greqi, deputeti kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

17:07 / November 26, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bido
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndalimet e shqiptarëve në kufirin greko-shqiptar kanë marrë një zhvillim të ri dhe deputeti i PS-së, Ardit Bido i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës greke në Tiranë, duke kërkuar publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek, si dhe arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtyre vendimeve. Sipas tij, mungesa e transparencës ka krijuar prej vitesh pasiguri te shumë qytetarë që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme. Kjo kërkesë vjen pasi shteti fqinj ka shpallur ‘non grata’ gazetarët Marin Mema dhe Artan Hoxha së fundmi.

Reagimi i plotë

Ndalimet në kufirin shqiptaro-grek nuk mbeten pa përgjigje! Sot, i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për të kërkuar publikimin e listës së personave shqiptarë që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këtë vendim.

Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë në çdo procedurë që lidhet me lëvizjen e tyre të lirë. Kjo çështje ka krijuar prej vitesh pasiguri dhe është koha që të sqarohet zyrtarisht.

Letra zyrtare:

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë

Kërkesë për publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek

I nderuar Ministër,
I nderuar Ambasador,

Me anë të kësaj letre ju drejtohem në mënyrë zyrtare për një çështje që ka rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Prej vitesh në opinionin publik shqiptar përflitet se ekziston një listë shtetasish shqiptarë ndaj të cilëve autoritetet greke kanë vendosur masën të ndalimit të hyrjes në territorin grek. Mungesa e informacionit zyrtar ka krijuar pasiguri dhe shqetësim, sidomos te qytetarët që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme.

Për këtë arsye, ju kërkoj që të bëni të ditur:

  1. Listën zyrtare të personave ndaj të cilëve është vendosur masa e ndalimit të hyrjes, së bashku me arsyet ligjore përkatëse; ose, nëse publikimi i emrave nuk lejohet,
  2. Numrin e përgjithshëm të rasteve, kategoritë e arsyeve ligjore dhe procedurën që ndiqet për vendosjen e kësaj mase.

Transparenca mbi këtë çështje i shërben qytetarëve, forcon besimin midis institucioneve dhe ndihmon në shmangien e çdo keqkuptimi. Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Greqisë, mbetem në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Me respekt,
Ardit Bido
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Qarku Vlorë

bido Greqi non-grata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.