FSHF ka publikuar listën e klubeve të licencuara nga UEFA, dhe që mund të luajnë në turnetë më të rëndësishëm të futbollit evropian.
Sipas kësaj liste, vetëm pesë skuadra e kanë fituar këtë të drejtë pasi kanë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga qeveria europiane e futbollit. Përveç Partizanit që do të luajë në Champions League, klubet e tjerë të licensuar janë Kukësi, Teuta, Skënderbeu dhe Laçi.
Sipas renditjes përfundimtare të Superligës, në Ligën e Europës duhet të luajnë Kukësi, Teuta dhe Skënderbeu. Kjo pasi skuadra verilindore fitoi Kupën e Shqipërisë dhe hap një vend për ekipin e vendit të katërt. Por korçarët vazhdojnë të jenë të varur nga përgjigja e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë në lidhje me pezullimin 10-vjeçar që ka vendosur më parë UEFA.

