Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Shoqata ”Korabi” i dhuron spitalit në Laç një inkubator për të porsalindurit dhe pajisje kirurgjikale

16:35 / November 27, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 11 27 at 16.29.42 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një akt bamirësie është bërë nga shoqata ”Korabi”, ku spitalit të qytetit të Laçit u dhuruan një inkubator për të porsalindurit si dhe pajisje të tjera kirurgjikale për ndërhyrje urgjente, gjatë një ceremonie që u zhvillua të martën e shkuar datë 25 nëntor 2025. Kjo është herë e pestë që kjo shoqatë dhuron pajisje të tilla për spitalet në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Shoqata “Korabi” është krijuar në Bolonjë në vitin 2022 dhe përbëhet nga sipërmarrës e profesionistë shqiptarë dhe arbëreshë.

Drejtuesit e shoqatës u pritën nga kryetarja e bashkisë Laç, Majlinda Cara, dhe drejtoresha e spitalit, znj. Edlira Lleshi. Kryetarja e bashkisë falënderoi “Korabin” për këtë gjest bujar duke nënvizuar faktin se një pajisje e tillë i mungonte spitalit dhe se prej ditës së sotme, nënat e reja do të ndihen më të qeta për kushtet, në momentet kur lindin fëmijët.

Në emër të shoqatës, Presidenti i saj, Astrit Poti falënderoi kryetaren për pritjen e ngrohtë dhe u shpreh se qëllimi kryesor i shoqatës “Korabi” është të ndërmarrë akte bamirësie, kudo ku ka nevojë, qoftë në Shqipëri, por edhe në komunitetet arbëreshe në Itali, me një përkujdesje të shtuar ndaj nevojave të fëmijëve.

WhatsApp Image 2025 11 27 at 16.29.42 2
WhatsApp Image 2025 11 27 at 16.29.42 1
WhatsApp Image 2025 11 27 at 16.29.42
WhatsApp Image 2025 11 27 at 16.29.41

Shoqata Korabi spitali Laç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026

Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp

14:35 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.