Ervin Salianji ditën e enjte pati një takim me më të votuarit në Primaret dhe listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit në radhët e demokratëve.
Ish-kandidati Tedi Kopliku, i cili si ndër më të votuarit në qarkun e Shkodrës, iu përgjigj dje pozitivisht ftesës për një takim mes demokratësh. Ai aktualisht është drejtues i departamentit Brain Gain në PD, dhe thotë se takimi nuk ishte nismë e re politike, por diskutim që nuk synon një rrymë të re në parti.
”Ky ishte një takim si dhjetëra të tjera, që demokratët bëjnë mes njëri tjetrit, për një kafe, isha thirrur nga Ilir Alimehmeti. Ishte një diskutim, bashkëbisedim mes njerëzve që kanë marrë më shumë vota, por nuk është e thënë që të jetë lëvizje. Lëvizjet dhe referendumet nuk bëhen me një takim në kafe, pavarësisht dëshirës së medias për të krijuar furtunë në një gotë kafeje”, tha Tedi Kopliku.
