Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bisedat që fundosën oficerin e Antiterrorit, në kërkim të ”mallit” cilësor: Mi sjell 4-5 copë në Shqipëri? E kam transportin gati

17:51 / November 28, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga bisedat e zbërthyera nga aplikacioni SkyECC dalin në dritë komunikimet e zhvilluara nga oficeri i Antiterrorit me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Në përgjithësi, bisedat lidhen me gjendjen e mallit të mirë dhe të pastër (kokainë), ndërsa kërkohet edhe dërgimi i fotove për të parë cilësinë. Në një episod, Haxhiaj i kërkon një personi tjetër mundësinë për të futur në Shqipëri 4–5 “copë” (i referohet pakove të kokainës) për llogari të tij.

Pjesë nga dosja hetimore

Biseda e datës 10.02.2021

I. Haxhiaj: Po më thotë një shok tjetër që ka një të mirë në Roterdam; më 27 na e lë. E ka logon 111. Ja, të flas për foto.
1UN9CQ: Ok, më sill foton që t’i flas… Kjo është? Ma konfirmo.
I. Haxhiaj: Ajo është.
1UN9CQ: Po më thonë çunat: “Më sill një foto të shohim luspen, po të thyer, thuaji, vëlla”.
I. Haxhiaj: —

Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon disa foto të tjera të kësaj natyre.

1UN9CQ: Ja çova, sa të më kthejnë përgjigje. Pyete njëherë mos është e lamë…
I. Haxhiaj: Këto që të çova tani, më thotë që janë 100% “colo”, origjinale.
1UN9CQ: Ça vendi janë?
I. Haxhiaj: Roterdam, më duket, po të pyes fiks se është një shok tjetër ky.

  1. Bisedë e datës 14.12.2020

Midis kodit pin HY67U7 (në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj) dhe kodit pin 8AIVIH.

8AIVIH: Çfarë çmimi ka në Hollandë? Më pyet një herë, sa për info.
I. Haxhiaj: Ok, dhe të them… Sa e ka çmimin kjo në BRC?… Në Hollandë nga 31.5 deri në 32.5 e kanë pas marrë këta çunat.
8AIVIH: BRC diku 30, 29.5 mundem.
I. Haxhiaj: Janë shumë në Barcelonë?
8AIVIH: 500, por mbase të jap sasi më të madhe në Hollandë, se duke i nxjerrë jemi…

Bisedë e datës 15.12.2020

8AIVIH: File Holland 29.5, është malli jonë…
I. Haxhiaj: Ja të flas vëllai direkt. A janë shumë?
8AIVIH: Vetëm që s’kemi shumë kile, se po shpërndahen… Hap gojën, sa do.
I. Haxhiaj: Në Barcelonë kush është që takon njerëzit? Se do me e pa njeri në Barcelonë… Dhe sa na e lë? Më jep një adresë…
I. Haxhiaj: File, po më i sjell nja 4–5 cope poshtë… A është mundësia me i sjell në Shqipëri?
8AIVIH: Unë jo. Unë t’i jap në Hollandë ose në Spanjë, pastaj shife vetë.
I. Haxhiaj: Në Hollandë ja të shoh; nga dreka do shkojë ky shoku në BRC që ta shohë…

Më pas, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon një “audiofile” me këtë përmbajtje:
“File, për atë që të thashë për t’i sjellë këtej, thashë t’i merrja për vete, më kupton. Transport kam, por nuk e di për lekët: a duhen atje, a s’duhen, a mund të na presësh, a se di…”

8AIVIH dërgon një “audiofile” dhe i thotë:
“Për lekët s’është problem; m’i jep edhe në Tiranë, m’i jep diku. Po se di sa kohë duhet me prit pastaj, se duhen me lëviz gjërat, plus jemi gjithë bashkë, më kupton… Ato i rregullon vet pastaj. Merr sa të duhen ty dhe lekët i jep në Tiranë ose andej…”

Marrë nga Shqiptarja.com

antiterrori mall cilësor sky ecc
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi pushuesit në Bunec, Policia bllokon Jet Ski-n dhe gjobit drejtuesin me 300 mijë lekë

11:59 / August 9, 2026

“S’e harroj dot!”/ Vrasja në Korçë, dëshmitarja: E pashë djalin të shtrirë, gjaku i rridhte nga koka

21:41 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.