Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sula: Berisha më përplasi derën në fytyrë! Më shumë njerëz mblidhen në një dasmë, sesa në protestë

19:26 / November 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dashnor Sula 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se Sali Berisha i ka përplasur derën në fytyrë e më pas e largoi nga PD. Nga ana tjetër Sula mohoi që mund të ketë një rikthim në Partinë Demokratike, sa kohë në krye të asaj partie është kryetari Berisha.

”Unë isha aty ku isha po performoja pozitivisht po jepja kontribute, çfarë duhet që të bëja më shumë unë. Aty nuk respektohen kontributet dhe vlerat, jo se më zuri vendin një person tjetër do të ishte e kuptueshme. Unë e kam mbyllur sa kohë do të jetë Berisha atje nuk mund të jem më atje. Në një kohë që PS merr 83 mandate, PD ra shumë pak mandate. Berisha lufton për numrin dy. Kur ai hyn në zgjedhje me mendjen se ne do të jemi numri dy dhe jo njësh, çfarë pret”,-tha në ”Report Tv”.

Nga ana tjetër, ai u ndal tek protestat që po zhvillon PD para Kryeministrisë me foltoren, Sula tha se pjesëmarrja është e ulët pasi Berishës nuk i shkon njeri nga pas. Ish-deputeti ka ironziuar duke thënë se më shumë njerëz mblidhen në një dasmë se në protestat e PD.

”Mirë votat i vjedh Rama po ata njerëzit që vijnë tek foltorja kush i vjedh. Ja merr Rama? Berisha nuk mbledh dot as sa për një dasmë. Edhe në dasmë shkojën më shumë. Nuk i vijnë njerëzit atij, nuk e ndjekin më sepse ata e dinë për çfarë bëhet ajo foltore. Për çfarë do të vijë tjetri nga pas kur e di që ti je i humbur. Unë vlerësojë çdo kontribut të një demokrati të thjeshtë, por një parti duhet që të këtë njerëz që frymëzojnë, me kontribute dhe njerëz që dinë të flasin”.

Berisha PD sula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.