Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Proda në Asamblenë e 93-të të Interpolit/ Policia shqiptare vlerësohet si partner i besueshëm

16:55 / November 30, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 proda 640 0 whatsapp image 2025 11 30 at 121129 pm 3 1764511269
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.

Gjatë qëndrimit atje, Proda, i shoqëruar nga Drejtuesi i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtuesi Ulian Shpataraku, zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga Zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.

Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.

Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.

Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, Zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë.

image 21
image 22

asamblene interpolit Policia Proda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.