Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, ISHP: 125 raste të reja në Shqipëri më 2025-ën

11:13 / December 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
45415 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë vitit që po lëmë pas, në Shqipëri janë diagnostikuar 125 raste të reja më HIV-AIDS, duke e çuar totalin në 1 mijë e 973 të tilla që nga viti 1993. Këto shifra janë publikuar sot nga Instituti i Shëndetit publik në Ditën Botërore të Luftës Kundër HIV-AIDS/it.

Sipas të dhënave të ISHP-së, prevalenca kombëtare është 0.08%, ndërsa incidenca 5.3 për 100 mijë banorë. Transmetimi kryesor është seksual me 72.6% nga heteroseksualë, ndërsa transmetimi nga meshkujt që kryejnë seks me meshkuj është 23.4% dhe transmetimi nga nëna tek fëmija është 2.4%. Meshkujt përbëjnë 73% të rasteve, kurse femrat 27% .

ISHP thekson se në Europë, raporti i ECDC dhe OBSH për vitin 2024 tregon 105.922 diagnoza të reja, me një normë prej 11.8 për 100.000 banorë.

Ndërkohë që në nivel global, HIV ka marrë rreth 44.1 milion jetë. Në fund të vitit 2024, 40.8 milion njerëz jetonin me HIV, 65% në Afrikë. Në vitin 2024, rreth 630.000 njerëz humbën jetën nga AIDS dhe 1.3 milion të tjerë u infektuan.

Autoritetet apelojnë për parandalim duke theksuar përdorimin e prezervativit, testimin pas kontakteve të pambrojtura, testimin e grave shtatzëna, trajtimin falas dhe të menjëhershëm. Sipas tyre stigma mbetet pengesë kryesore për testimin dhe trajtimin./TAR

Dita Botërore HIV-AIDS ishp Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në industrinë ushtarake

13:27 / May 28, 2026

Operacion në Shqipëri e Itali/ SPAK godet grupin kriminal, lëshohen 14 masa sigurie

09:14 / May 26, 2026

Integrimi, Shqipëria dhe BE zhvillojnë sot Konferencën e 8 Ndërqeveritare në Bruksel

08:34 / May 26, 2026

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.