Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video ku shpjegon pse vendimi i pezullimit të Belinda Ballukut i marrë nga Gjykata e Posaçme, bën që askush tjetër të mos marrë dot vendime të firmosë gjë në emër të dikasterit.
“Prandaj edhe vendimi i pezullimit të ministrit është absurd si koncept, sepse është bllokim i krejt zinxhirit të vendimmarrjes për sektorët që vetë ministri mbulon. Dhe ndër gjërat që janë penguar është edhe marrëveshja për Kanadanë për fluturimet ajrore, që po mundohemi mos e zgjidhim me Ministrinë e Jashtme. Po ta zëmë se e zgjidhëm, por me 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ia bëjmë?
Po me lejet e ndërtimit për investimet në energji të rinovueshme, infrastrukturë, godina publike që, kanë kaluar në KKT dhe nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar. Këto janë punë të bllokuara që do të shtohen përditë, prandaj kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Po flas për marrjen konkrete te kompetencave që mi jep Kushtetua”, tha Rama në një videomesazh.
