Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A mund ta anulojë 30 qershorin Meta? Balla: Antikushtetuese, nuk e fantazon as Kujtim Gjuzi

16:04 / June 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla Kongresi i PS 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas protestës së 7-të kombëtare të opozitës, numri sy i socialistëve Taulant Balla thotë se mjetet shpërthyese që u përdorën nga manifestuesit, dolën nga selia e PD-së.

“Nuk ka asnjë dyshim se personat e dhunshëm, me këpuça të zinj, janë inspiruar, janë urdhëruar, janë pajisur me mjete shpërthyese terrori në zyrat e Partisë Demokratike.” ka thënë Balla.

Po a ka mbaruar koha e dialogut tani që Edi Rama nuk i shkruan më letra Bashës por ka nisur turin elektoral?

 “Ju të gjithë jeni dëshmitarë të një lutjeje institucionale nga ana e kryeministrit Rama për të gjetur gjuhën e dialogut. Zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen sipas standardeve dhe për këtë ju garantoj. Ne vijojmë të shprehim disponibilitetin tonë për dialog.”

Socialistët e përjashtojnë mundësinë që Ilir Meta të anulojë në mënyrë të njëanshme dekretin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor.

 “Për këtë akt antikushtetues pyesni institucionin në fjalë. Nuk mund të shprehem dot për akte që nuk kanë asnjë lidhje me Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. Thyerja e ligjit është vepër e papranueshme dhe thyerja e Kushtetutës akoma më e papranueshme. Kështu që nuk flas dot për veprime që nuk i kap dot as imagjinata e askujt, ndoshta as e kolegut tim të ri Kujtim Gjuzi” është shprehur Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.