Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta me kreun e OSBE: Domosdoshmëri zgjidhja e krizës politike

16:36 / June 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta OSBE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në takim Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Sllovakisë, njëkohësisht Kryesues i radhës i OSBE-së, z. Miroslav Lajçak. Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Kryesia sllovake i ka kushtuar rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së kandidaturës shqiptare për kryesimin e Organizatës gjatë 2020.

“Në këtë sipërmarrje, Shqipëria do të mbështetet në ekspertizën e Sekretariatit të OSBE-së dhe të vendeve partnere, duke siguruar vazhdimësinë e prioriteteve me kryesitë e mëparshme, përfshirë dhe Sllovakinë”, u shpreh Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit inkurajoi gjithashtu forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Sllovakisë, përfshirë bashkëpunimin edhe më të madh në kuadër të Grupit të Vishegradit.
Duke u ndalur në Kryesinë shqiptare të OSBE për vitin e ardhshëm, Presidenti Meta theksoi se kjo është një përgjegjësi shumë e madhe që kërkon përkushtim tejet serioz edhe për vetë ndikimin që ka për imazhin e vendit.

“Është e domosdoshme që gjatë kryesisë së OSBE, Shqipëria të reflektojë vlerat e mirëfillta të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të respektimit të lirive themelore, duke mishëruar denjësisht imazhin e Organizatës”, theksoi Presidenti Meta.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit evidentoi domosdoshmërinë e zgjidhjes urgjente të krizës së thellë kushtetuese, institucionale, politike dhe përfaqësuese ku ndodhet vendit, përmes reflektimit dhe dialogut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.