Kryeministri Edi Rama, nga Kurbini, ku prezantoi kandidaten e për kryetare Bashkie, Majlinda Cara, foli edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, për të cilat tha se janë demokratike edhe pa opozitën.
“Shiu bereqet për Kurbinin. Në një betejë që nuk është pa kundërshtarë, por një betejë politike më e qartë për të ardhmen e vendit tonë dhe të shkuar me të cilët nuk patën kurajon që të na dilnin përballë. Është një betejë mes nesh, që bëjmë sa mundemi, jo sa duam për ta çuar vendin përpara.
Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve kundër tyre, kanë frikë nga drejtësia, nga ballafaqimi demokratik dhe prandaj përbetohen se do na imponojnë një përplasje antidemokratike, vendosën të ikin nga zgjedhje, punë e tyre, por nuk vendosën asgje tjetër përveç kësaj sepse Shqiptarët e kanë vendosur që vendosin shqiptarët me zgjedhjen e tyre. Opozita pengohet të hyjë në zgjedhje do të ishte antidemokratike, jo kur s’duan ata. Kanë pranuar humbjen, kanë qëllim që të mos lënë Shqipërinë të mos fitojë. Edhe në këto zgjedhje ne nuk po bëjmë fushatë për të mbështetur kandidatëve tanë. Nuk vlen shprehja, “t’i hapim rrugë budalllait”, tha Rama”
Rama tha më tej se shtyrja e zgjedhjeve nuk është një opsion, duke theksuar se “shprehja ‘hapi rrugë budallait’, nuk funksionin sepse mund të prishi punë.
“Nuk funksionin dot një shtet, një shoqëri me teorinë “hapi rrugë budallait”, sepse mund të prishi punë. Imagjinoni sikur ne të vendosnim, hajde t’i hapim rrugë dhe meqë ju nuk doni të hynë në zgjedhje, po i shtymë zgjedhjet. Imagjinoni çfarë do të ndodhte të nesërmen, do të dilte një parti tjetër e do të thonte jo nuk hy në zgjedhje shtyjini. Me çfarë sy e faqe do të vijnë pastaj nesër të kërkojnë votat kur zgjedhjet varen nga tekat e një partie? Këtë lloj rrumpallë dhe çorapi që kërkojnë për Shqipërinë, ne nuk do ta lejojmë. E patë se çafër ndodhi dje, e patë se plaku që i mbanë të lidhur ata si kokrrat e tespijeve në dorën e vet, nxorën sikur protestuesit ishin masakruar nga policia, por në fakt ata ishin masakruar nga ata vetë. Si mund të shkojë të përzihet tek turma, kur i pari, ose më saktë i dyti, se i pari dihet kush është, i bën thirrje instikteve më të egra të njeriut për dhunë. Nuk meritojnë respektin as të demokratëve të ndershëm”, u shpreh kryeministri.
