Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Avokati i Popullit, deputetët e PD-së: Nuk mbështesim asnjë kandidat, kemi tërhequr firmat

11:51 / December 9, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4675
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po diskutohet në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

Kreu i komisionit, Ulsi Manja tha kandidatët që kanë siguruar 28 firma janë Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Skëndër Haluci, Tartar Bazaj dhe Endri Shabani. Në këtë mënyrë sipas tij Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin brenda një jave nga paraqitja e raportit përkatës.

Por kjo është kundërshtuar nga deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili ka deklaruar se deputetët kanë tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët për garë për Avokatin e Popullit.

“Prapë po të dal në gjysmë të rrugës. Ndërprite këtë mbledhje, pyete kryetarin e kuvendit a ka shkuar një akt i tillë që të informohesh që nuk i ke kriteret formale. Deputetët e opozitës nuk kanë mbështetur asnjë kandidat në propozim për t’i kaluar seancës. Zero. E ke me shkrim nga grupi parlamentar i opozitës, i gjithi. Në qoftë se për justifikim këtu për ta kaluar me votë përdor faktin që nuk të ka njoftuar Niko nuk është problemi im. Unë po të njoftoj zyrtarisht që kjo që po bën ti këtu është shkelje e ligjit dhe Kushtetutës me të dyja këmbët. Kandidatët që përmende dhe të tjerët që nuk i përmende nuk kanë mbështetjen e asnjë deputeti të opozitës”, tha Strazimiri.

Tërheqjen e firmave e konfirmoi edhe deputeti Saimir Korreshi.

“Po ju bëjmë me dije nëse e keni shkresën sepse dëgjova nga kolegu që keni shkresën, jeni i lutur ta relatoni sepse dikush ka hedhur firmën dhe jemi këtu personalisht për të thënë që e kemi tërhequr. Po të bëjmë me dije që kemi një shkresë si grup parlamentar dhe kërkojmë minimalisht të relatohet. Ne gjykojmë që nuk mund të kalojnë këto emra për seancë sepse nuk e kalojnë barrierën ligjore. Kemi tërhequr firmat. Nëse grupi parlamentar i PS ka firmosur dhe ka firma prej atyre kjo është gjë tjetër sepse ne e kemi këtë tagër ta verifikojmë këtë pjesë”, tha ai.

Ky i fundit u përfshi në debat me deputeten socialiste, Zegjine Çaushi.  

“Nuk kam nevojë as për firmë as për vulën tuaj, fatin tim e kanë vulosur njerëz të tjerë. Ju keni një problem. Harroni dhe kujtoheni vonë çfarë keni firmosur. Kujtoheni natën. Shihni ndonjë ëndërr dhe vini në mëngjes tërhiqni atë që keni bërë”, tha Çaushi.

“Unë zakonisht ëndrrat i shikoj me gjellë pasanikësh dhe me ndonjë gjë tjetër, por jo me firma”, u përgjigj Korreshi.

Avokati i Popullit deputetët firmat Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.