Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Të shtëna me armë në një universitet në SHBA/ Një student humb jetën, një tjetër në gjendje kritike

08:15 / December 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4732
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kampusin e Universitetit Shtetëror të Kentucky-t (KSU) në Frankfort (SHBA), ku një student ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike, pas të shtënave me armë zjarri.

Policia e qytetit njoftoi se një person i dyshuar, i cili nuk është student i universitetit, është arrestuar menjëherë pas incidentit. Ngjarja ndodhi të martën pasdite në një konvikt në pjesën jugore të kampusit, ndërsa autoritetet vendosën izolimin e menjëhershëm të universitetit duke thënë se po i përgjigjeshin një “agresori aktiv”.

Siç shkruan CNN, guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear, reagoi i pari duke e cilësuar dhunën të papranueshme dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të luten për familjet e prekura dhe studentët e KSU-së. Ai falënderoi forcat e rendit për ndërhyrjen e shpejtë.

Policia e Frankfort-it, policia e kampusit dhe Sherifi i Qarkut Franklin morën pjesë në operacion, ndërsa autoritetet lokale, shtetërore dhe federale po ndihmojnë në hetimet. Zyrtarët e KSU-së deklaruan se, për respekt ndaj studentëve dhe familjeve, nuk do të publikojnë informacione identifikuese apo mjekësore.

 “Për respekt ndaj studentëve dhe familjeve të tyre, Universiteti nuk do të publikojë informacione identifikuese ose mjekësore shtesë në këtë kohë,” tha KSU në faqen e internetit. “Ne jemi në kontakt të ngushtë me familjet dhe po u ofrojmë çdo mbështetje të mundshme.”

Universiteti ka anuluar mësimet, provimet finale dhe aktivitetet e kampusit për pjesën tjetër të javës, duke u dhënë studentëve mundësinë të kthehen në shtëpi. Presidenti i KSU-së, Koffi C. Akakpo, e quajti ngjarjen një “tragjedi pa kuptim” dhe shprehu dhimbjen e tij si prind për telefonatat që iu desh t’i bënte familjeve të viktimave.

“Si prind që jam vetë, nuk mund ta imagjinoj marrjen e telefonatës që bëra sot tek prindërit,” tha ai.

Shërbime këshillimi dhe mbështetje po ofrohen për studentët, pedagogët dhe stafin e prekur. Alakpo tha se agjencitë lokale, shtetërore dhe federale tani po ndihmojnë në hetim.

Kampusi i KSU-së shtrihet në rreth 1 mijë hektarë dhe numëron mbi 2 mijë e 200 studentë dhe 450 punonjës akademikë e administrativë.

plagosur SHBA Të shtëna Universitet vdekur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.