Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Durrësit, pranga 42-vjeçarit

09:34 / December 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4737
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetasi Dritan Ferrunaj, 42 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën kokainë, sende me vlerë, armë dhe 29 mijë euro.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 42-vjeçarit, në çantën marsup u konstatua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, me peshë 92 gramë, dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Gjatë kontrollit në brendësi të autobusit, brenda një çante shpine u gjetën një sasi vlere monetare, në total 29 000 euro, një armë zjarri, tip pistoletë, me pesë krehra, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Trafikim i armëve dhe i municionit”, “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabandë me mallra të licencuara”, “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

bizhuteri drogë Euro portin e durresit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.