Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

30 vite prokurime publike, Rama: Diella nuk do veprojë totalisht e pavarur

11:50 / December 11, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4824
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aktivitet është zhvilluar ditën e sotme, 11 dhjetor 2025, për 30-vjetorin e Agjencisë së Prokurimit Publik në vendin tonë.

Pjesëmarrës ishte dhe kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili mbajti një fjalim për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme, si dhe përgatitjet për të ardhmen e prokurimeve publike.

Rama u shpreh se përparimi i teknologjisë është një “bekim” për vende si Shqipëria, të cilat kanë hasur prapambetje për shkak të historisë.

“Dua të theksoj që ne po e vazhdojmë reformën sepse duam të shkojmë jo vetëm më larg, por edhe duam të shkojmë aq larg sa na çon bekimi i sotëm i teknologjisë dhe AI, që janë realisht dhurata të një kohe të re për vende si i yni, ku e gjithë prapambetja e shkaktuar nga historia mund të kapërcehet me fuqinë e progresit eksponencial që jep teknologjia”, tha ai.

E duke u ndalur tek përparimi i teknologjisë dhe përdorimi i saj në prokurime publike, nuk kishte se si Rama mos të prekte dhe Diellën, një fenomen botëror siç e cilësoi ai, që u “ndesh kokë më kokë” dhe me Angelia Jolie.

“Të gjithë e keni dëgjuar Diellën, sepse Diella është bërë një fenomen botëror. Është një grua që për nga interesi që ka shkaktuar në të gjithë botën, ka arritur të konkurrojë në një moment Angelina Jolie“, tha Rama.

Diella, përveçse një risi, ka hasur dhe shumë kritika. Kështu, Rama shpjegoi se Diella nuk do të jetë plotësisht e pavarur, por çdo proces që ajo do të kryejë do të jetë i bazuar mbi ligjet ekzistuese të prokurimeve publike në Shqipëri.

“Dhe nga ana tjetër, keni dëgjuar të gjithë skeptikët lidhur me hyrjen e Diellës në këtë proces. Skeptikët, sipas së cilëve, algoritmet mund të kthehen në një problem, pasi edhe algoritmet janë të kontrollueshme dhe të manipulueshme nga njerëzit.

Është e habitshme se si edhe njerëz me një njohje shumë herë më të madhe se sa unë e ne, lidhur me IA, ngrenë si shqetësim pikërisht këtë aspekt. Ndërkohë që ajo që është shumë e thjeshtë për tu shpjeguar është fakti se Diella nuk do veprojë në mënyrë totalisht të pavarur nga sytë e të gjithë aktorëve të interesuar. Por, do të jetë në çdo hap e auditueshme nga çdo aktor i interesuar. Sepse, i gjithë procesi i cili do të zhvillohet mes rrugëve digjitale dhe IA, do të jetë sidoqoftë i bazuar në kërkesat e ligjit të prokurimeve sa i përket dokumentacionit përkatës“, tha ai.

Rama shpjegoi se Diella do të ketë për detyrë mbledhjen e të dhënave nga operatorët, e jo vendimin për rezultatin final. Përfundimi jepet nga komisioni i posaçëm, që do të vlerësojë operatorin fitues bazuar nga të dhënat e mbledhura prej Diellës.

“Cilido që do dojë, të rishikojë manualisht me sytë e njeriut procesin, do të ketë mundësinë ta bëjë. Kjo do të thotë se asgjë që del nga procesi si rezultat, nuk do jetë e pagjurmueshme në rast nevoje për auditimin e hapave që sollën rezultatin. Është shumë, shumë e thjeshtë.
Dhë në fund fare, për nxjerrjen e një rezultati, do ta marrë përsëri komisioni përkatës, bazuar në të gjitha të dhënat që Diella do të vendosë në tavolinë
“, sqaroi Rama.

Edi Rama Kryeministri Prokurime publike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.