Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Giorgia Meloni nxjerr në ankand dhuratat e liderëve të huaj, përfshirë shallin e Edi Ramës

21:15 / December 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shalliScreenshot 2025 12 11 210547
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit.

Ndër dhuratat që do të shiten është edhe shalli, që i dhuroi kryeministri shqiptar Edi Rama për ditëlindjen e 48-të të saj. Ligji ndalon që presidentja të mbajë për vete dhuratat me vlerë mbi 300 euro, ndaj ato do të dalin në shitje për publikun.

Vlera totale e dhuratave arrin rreth 800 mijë euro, sipas mediave. Objekte të ndryshme do të menaxhohen nga shtëpia e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë. Deri tani nuk është publikuar lista e plotë e dhuratave që do të dalin në ankand, por ato janë mbi 270 sende dhe ruhen në një dhomë të Palazzo Chigi, raporton la Repubblica.

Dhurata e parë daton nga G20 në Bali në 2022 dhe ishte një veshje tradicionale e grave të Kerala, dhuratë nga presidenti indian Narendra Modi. Midis dhuratave të tjera, është një statujë prej pëlhure nga deputeti Michele Emiliano. Ankandi përfshin gjithashtu dy byzylykë metalikë, katër piktura, një pjatë metalike, një varëse, unazë dhe vathë.

Ka edhe këpucë ‘pitoni blu’ nga një stiliste saudite, vazo, bizhuteri dhe një shkrim në valixhe të kuqe. Dhuratat përfshijnë gjithashtu tapete nga Libia dhe vendet e tjera arabe, një komplet çaji prej porcelani nga Viktor Orban dhe një ciotolë qeramike nga Joe Biden.

Kostumi tradicional i dhuruar nga ish-kryeministri rumun Marcel Ciolacu është gjithashtu pjesë e ankandit.

ankand dhuratat meloni nxjerr shalli rames
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.