Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kreu i ri i SPAK, Anila Hoxha: Kandidatët ishin të bindur se kush do të zgjidhej

22:10 / December 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anila hoxha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klodjan Braho, prej 18 vitesh prokuror, u votua nën prezencën e përfaqësive diplomatike si kryeprokurori i ri i SPAK, për të cilin nga shtatori dhanë sinjale se ishte i preferuari i tyre.

Gazetarja Anila Hoxha, zbuloi në “Top Story” se kandidatët e tjerë ishin të bindur se Braho do të zgjidhej, duke thënë:

“E para që ishte shumë e dukshme, ishte prezenca e shtuar e ndërkombëtarëve, krahasuar me zgjedhjen e dy prokurorëve të mëparshëm. Tregonin mbështetjen e fortë, ishin kryesisht dhe dukshëm vëzhgues të BE-së dhe Ambasadës Amerikane.

Sot, përfaqësia ishte më tepër se kaq. Nuk ishin vetëm amerikanët, nuk ishte vetëm ambasadori i BE-së dhe ekspertë që asistojnë drejtësinë shqiptare, por mbërriti në fund ambasadori gjerman, anëtarë të ambasadës rumune, hungareze, franceze, britanike, holandeze. Britania, Amerika dhe BE ishin të parët që mbërritën, thuajse më herët se anëtarët. Kjo ishte e para që ishte e dukshme gjatë gjithë ditës.

U paralajmërua, KLP na njoftoi se kameramanët do të ishte e pamundur të qëndronin me gazetarët. Tre kandidatët e lexuan platformën e tyre, iu përgjigjën pyetjeve, ata ishin shumë të bindur se kush ishte zgjedhur ndërkohë.

Një ditë më parë, në një takim të pazakontë, përtej orarit zyrtar, duke treguar këmbënguljen, nga hapja e garës në shtator, deri dje, që kanë folur me kode, dje ishte e drejtpërdrejtë. U kuptua qartë, nuk kishte nevojë të lexoje mes rreshtave, amerikanët tregonin se kandidati i preferuar ishte Klodjan Braho.

Madje, gjatë shpalosjes së platformave të tyre, secili prej tyre e la të kuptohej. I pari që u pyet ishte Adnan Xholi, i cili tha, kushdo të fitoj, do kishte mbështetjen e tij. Pyetjet ishin të njëjta dhe për kandidatët e tjerë”.

anila hoxha Klodjan Braho kreu Prokuror spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.