Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Panairi i gjelit të detit në Zadrimë

10:59 / December 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4939
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fermerët e Zadrimës ekspozuan gjelin e detit të rritur në mënyrë natyrale, një traditë e hershme e kësaj zone, e cila njihet prej vitesh për cilësinë e lartë të prodhimit.

Aktiviteti bëri bashkë mbarështues të gjelit të detit dhe banorë të zonës së Zadrimës. Në panair u ekspozuan shpendët, ndërsa organizimi synonte nxitjen e prodhimit vendas. Kjo është periudha kur tregtohet edhe gjeli i detit dhe fermerët janë të kënaqur me shitjen dhe çmimin.

“Në të vërtetë është shumë i vështirë për t’u rritur, por është shumë i bukur kur shitet. Ne e shesim vetëm një herë në vit, në dhjetor për festat e fundvitit,” tha një nga fermerët.

“Ka patur treg, ka patur shitje, sepse është i rritur bio dhe njerëzit po e preferojnë,” tha një tjetër.

Edhe ata që merren me biznes vlerësojnë gjelin e detit të kësaj zone.

“Është shumë frytdhënës dhe duhet të japim diçka që gjeli i detit të mos mbetet vetëm i rajonit të Zadrimës, por t’i japim edhe pak më përtej, sepse realisht ka cilësinë e duhur, standardin e ushqimit,”tha një përfaqësues i agroturizmit.

I pranishëm në këtë panair ishte edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili premtoi më shumë mbështetje për fermerët e kësaj zone.

“Të gjithë institucionet bashkë, bashkia, ministria e Bujqësisë, duhet të bëjnë më shumë në drejtim të fermerëve, jo vetëm për gjelin e detit, por për gjithçka mundemi, që zona e Zadrimës, si një ndër zonat më të spikatura në fushën e agrokulturës dhe kultivimit të gjelit të detit, të jetë e mbështetur dhe gjithmonë në fokusin e qeverisë.”, tha Ndreu.

Përveç gjelit të detit, në këtë panair u ekspozuan edhe produkte të tjera të zonës.

detit gjeli Panairi zadrimë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.