Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akademia e Pushtetit Vendor, ministri Demo: Synohet përgatitja e bashkive për integrimin në BE

17:26 / December 18, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin demo 5 e1766074442975
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademia e Pushtetit Vendor nis sot punën, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo dhe bashkëkryetares së kësaj akademie, Emiriana Sako, kryetare e bashkisë Durrës. Akademia e Pushtetit Vendor, shërben si një hap i rëndësishëm në përgatitjen e administratës vendore për sfidat që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin disa prej kryetarëve të bashkive në vend dhe përfaqësues të trupit diplomatik, Demo tha se kjo ka qenë një nismë që ka marrë shumë kohë që në fazën e konceptimit, edhe sot që është prezantimi zyrtar i Akademisë për Pushtetin Vendor.

“Nevojat e pushtetit vendor janë specifike, dhe ju e dini më së miri se cila është nevoja reale, që puna në territor të jetë ajo që ne duam të përkthehet në shërbime më të mira për qytetarët. Gjatë këtyre dekadave, pushteti vendor ka bërë përparime të jashtëzakonshme për sa i përket administrimit më të mirë, shërbime më të mira për qytetin, dhe më shumë investime, por jemi të ndërgjegjshëm që ka vend për të përmirësuar”, vijoi ai.

Ministri Demo, duke ju referuar negociatave të Shqipërisë me BE-në e cilësoi këtë si një moment sfidues për vendin tonë. Demo tha se rrugëtimi i Shqipërisë drejt procesit të integrimit është e mbushur me sfida, të cilat bëhen edhe më të mëdha për shkak të agjendës ambicioze që vendi ynë ka.

“Në 2027 kemi ambicien që të mbyllim të gjithë kapitujt që kemi hapur deri tani dhe klasteri i fundit që u hap në nëntor, kapitulli 22, është ai kapitull që do të prek autoritetet lokale. Sepse janë fondet e kohezionit, dhe mundësitë e reja që do të kenë bashkitë gjatë këtij rrugëtimi. Kjo është një sfidë historike për Shqipërinë, ku bashkitë kanë një rol shumë të rëndësishëm. Një pjesë e mirë e hakisë ka të bëjë direkt me bashkitë, për standardet që duhet të arrijmë në territor dhe shërbimet që duhet të përmirësojmë”, tha Demo.

“Akademia do të jetë një mundësi për ta bërë këtë sfidë dhe nuk do jetë vetëm për vitet 2026, 2027 apo 2028, por edhe më tutje, pasi bashkitë duhet të jenë gati që të bëjnë maksimumin në shfrytëzimin e mundësive që sjellë integrimi në BE”, u shpreh ministri i Pushtetit Lokal. Demo tha se Akademia është një platformë që do i ndihmojë bashkitë në arritjen e objektivave, duke qenë gati për sfidat e integrimit të vendit në BE.

Akademia e Pushtetit Vendor BE Demo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.