Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Smart City”, Koçiu: Mbi 5 mijë kamera në 20 qytete për të rritur sigurinë publike

13:56 / December 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1766144988xalbanajpg 366
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit “Smart City” të instalimit të një sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente. Gjatë fjalës së saj Koçiu theksoi se përmes tyre do të rritet zbulueshmëria e krimit, do të ulen fatalitetet nga aksidentet, si dhe do të reduktohen koha dhe kostot e trafikut.

“Duke iu referuar modeleve më të suksesshme dhe rezultateve të arritura në vende të tjera, pritshmëria e impaktit është: Deri në 30% rritje zbulueshmërie për ngjarjet kriminale; Deri në 45% reduktim të fataliteteve në aksidente rrugore; 30% më pak kohë e shpenzuar në trafik; 25% më pak kosto për menaxhimin e trafikut; 30% më pak ngarkesë administrative për Policinë e Shtetit, pra më shumë kohë në mbrojtje të qytetarit”, tha ajo. Sipas saj, në kushtet kur krimi po ndërkombëtarizohet e sofistikohet, ajo tha se Shqipëria duhet të ecë para në drejtimin e sigurisë publike.

“Për sigurinë publike nuk kemi luksin të presim. Krimi po ndërkombëtarizohet. Po sofistikohet. Po përdor kanalet më moderne të komunikimit dhe forma të reja veprimi. Rrjetet kriminale nuk kufizohen më në territorin e një shteti. Shpesh, kërcënimi lind jashtë territorit ose online. Siguria në shkolla duhet të rritet më tej. Kërcënimeve moderne në shkolla mund t’i përgjigjemi vetëm me zgjidhje moderne. Prandaj, për të bërë diferencën, duhet të qëndrojmë një hap përpara në çdo drejtim”, shtoi ajo.

Projekti parashikon instalimin e mbi 5 mijë kamerave inteligjente në 20 qytetet më të mëdha të Shqipërisë, si dhe rreth 3 mijë kamera trupi për efektivët e Policisë së Shtetit, duke rritur transparencën dhe standardet e shërbimit ndaj qytetarëve. Po ashtu, do të vendosen radarë, sensorë zhurme dhe sisteme të menaxhimit të trafikut dhe emergjencave.

“Për ta bërë realitet këtë koncept, do të vendosim mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete të Shqipërisë, nga Tirana në Sarandë, nga Shkodra në Gjirokastër. Këto nuk janë “thjesht kamera”. Janë sisteme të inteligjencës artificiale që analizojnë, identifikojnë dhe sinjalizojnë në mënyrë autonome. Rreth 3 mijë kamera trupi do të instalohen edhe në uniformat e efektivëve të Policisë së Shtetit. Kjo do të thotë më shumë transparencë. Po ashtu, do të instalohen kamera dhe radarë inteligjentë, si edhe sensorë për matjen e zhurmës në arteriet kryesore të vendit. Pra, përpos syve, “Smart City” do të jetë edhe “veshi” që na ndihmon të dëgjojmë dhe të kuptojmë më mirë burimet e rrezikut”.

5 mijë kamera Albana Koçiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.