Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mjekët: Shtohen pacientët në shërbim toksikologjik

11:04 / December 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5360
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Atmosfera e fundvitit dhe festat e ndryshme shtojnë edhe numrin e personave që konsumojnë alkool apo eksperimentojnë me drogën, sipas specialistëve të shërbimit të Toksikologji-Adiktologjisë në QSUT.

“Të rinjtë janë më të ekspozuarit për alkoolin. Janë më të ekspozuar për drogat. Për koktejlet, alkool, drogë… Janë më të rinj, më entusiaztë, atmosferë më shumë dhe i kanë momentet aty për aty, pa llogaritur një pjesë e tyre pasojat. Pasoja që mund të jenë afatgjatë dhe të dëmshme”, u shpreh Andrin Tahiri, Shef i Shërbimit të Toksikologji-Adiktologjisë, QSUT.

Pacientët që kanë nevojë për trajtim më të specializuar në QSUT paraqiten me helmime akute për shkak të alkoolit dhe drogës.

“Këtë periudhë ndeshemi me helmime akute, pra me konsumimin e alkoolit me tepri, deri në atë moment që mund të bëjnë dëme për shëndetin. Humbje të koshiencës, humbje të vetëdijes, nuk orientohen, humbje të reflekseve që mund të kenë dëme afatgjata të traumat të trafikut rrugor. Pra, nën efektin e alkoolit mund të bëhen dhe dëme të tjera të pakontrolluara. Dëme që mund të jenë deri në fatalitete”, sqaron Tahiri.

Shqetësues për specialistët është edhe eksperimentimi me drogën dhe alkoolin nga moshat adoleshente.

“Në raste të izoluara, por 16 vjeç pak ndihen më të rritur, por nuk janë të formuar aq sa duhet dhe mund të konsumojnë pak alkool me tepri. Por, këto janë raste të izoluara. Por, mbi 18, 19, 20, janë raste të shpeshta, të cilët sidomos për festa, të rinjtë të cilët mund të konsumojnë dhe mund të abuzojnë më shumë seç duhet. Pra, konsumimi i alkoolit me tepri, eksperimentojnë me drogat”, shton Tahiri.

Mjekët bëjnë apel për të treguar sa më shumë kujdes për adoleshentët, të cilët nga eksperimentimi me drogën, mund të kthehen në përdorues të varur prej saj.

mjekët Pacientët shtohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.