Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia kontrolle për tregtimin ilegal të lëndëve piroteknike! Nis hetimi për 2 pronare marketesh

15:30 / December 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1766237158 kapsolla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kolonjës kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Gjatë kontrolleve të kryera blutë kanë nisur hetimet për 2 pronare marketesh në Ersekë. Si provë materiale blutë sekuestruan 52 kuti me lëndë piroteknike (3088 kapsolla).

Njoftimi i policisë:

Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara.

Si rezultat i kontrolleve, u konstatuan 2 markete, në të cilat mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetase, pronare të marketeve që i tregtonin, konkretisht:

T. R., 67 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në marketin e saj u gjetën 49 kuti me lëndë piroteknike (2918 kapsolla);

Z. I., 56 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në marketin e saj u gjetën 3 kuti me lëndë piroteknike (170 kapsolla).

Në total u sekuestruan 52 kuti me lëndë piroteknike (3088 kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

kapsolle Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autoriteti i Dosjeve hap debatin shkencor mbi mekanizmat e diktaturës…

21:37 / June 29, 2026

Përballja që mund të surprizojë Botërorin: Brazili kërkon kualifikimin, Japonia beson se mund të rrëzojë “Seleçaon”

14:05 / June 29, 2026

Plagosje me armë zjarri në Pogradec, kush është Brian Syzo

13:50 / June 29, 2026

Ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar në Morinë, makina përplas për vdekje policin 59-vjeçar

12:10 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.