Sonte mbahet nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, ku 23 këngëtarë finalistë do të ngjiten në skenë për të garuar për Eurovision. Televotimi për 23 këngët është hapur që nga mbrëmë dhe mund të votoni nga Shqipëria dhe Kosova.
Fituesi i natës së sotme do të ketë nderin të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, i cili do të mbahet në maj të vitit 2026 në Vjenë. Ky fakt e bën edhe më të rëndësishme dhe të ndjekur finalen, pasi çdo performancë mund të jetë vendimtare.
Këtë vit, festivali është karakterizuar nga një larmi e madhe këngësh dhe stilesh muzikore, me artistë që kanë spikatur dhe kanë mahnitur publikun me performanca të fuqishme dhe interpretim skenik.
