Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Meta”

08:35 / December 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5388
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca paraprake lidhur me çështjen penale ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ku do të shqyrtohet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim të plotë.

Seanca e kaluar ndaj ish-presidentit Ilir Meta u shty, pasi avokatet mbrojtëse, Flurtura Kona dhe Esmeralda Ndregjoni, nuk u paraqitën për të përfaqësuar të pandehurën Fatime Kryemadhi. Në seancën e mëparshme, i pranishëm ishte edhe vetë Meta, i cili kërkoi të njihej me materialet hetimore. Pas këtij kërkimi, GJKKO urdhëroi SPAK-un që t’i vendosë në dispozicion ish-kreut të shtetit një pjesë të akteve të dosjes.

Sjellim ndërmend se Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet më 28 korrik, ndërsa në fund të muajit gusht dosja u dërgua për gjykim. Çështja përfshin tre hetime të bashkuara në një procedim të vetëm, konkretisht aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.

Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive. Vendimi që pritet të merret nga GJKKO do të jetë përcaktues për vijimin e procesit, duke sqaruar nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

dosjen GJKKO Meta paraprake seanca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autoriteti i Dosjeve hap debatin shkencor mbi mekanizmat e diktaturës…

21:37 / June 29, 2026

Përballja që mund të surprizojë Botërorin: Brazili kërkon kualifikimin, Japonia beson se mund të rrëzojë “Seleçaon”

14:05 / June 29, 2026

Plagosje me armë zjarri në Pogradec, kush është Brian Syzo

13:50 / June 29, 2026

Ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar në Morinë, makina përplas për vdekje policin 59-vjeçar

12:10 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.